Cuadrado: Shkojmë të barabartë në Camp Nou, jemi një nivel me Barcelonën

PUBLIKUAR

Juan Cuadrado siguron se Juventusi do të shkojë në Camp Nou të vetëdijshëm se janë një klub i madh dhe mund të luajnë në nivel të barabartë me Barcelonë

Bianconerët fituan ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3-0 në Torino dhe ndeshja e kthimit në Camp Nou është në natën e së  mërkurës.

Megjithatë, anësori këmbëshpejtë i “Zonjës së Vjetër”, Cuadrado beson që skuadra e tij do të hyjë e barabartë në ndeshje ndaj katalunasve edhe pse kjo do të jetë një ndeshje e vështirë.

“Kjo do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, si gjithmonë”, ka thënë Cuadrado për faqen zyrtare të Juventusit, përcjell Telegrafi.

“Ne e dimë fuqinë e tyre, se ata janë kampionë të cilët me siguri do të luajnë me gjithë forcat dhe janë të etur për të përmbysur rezultatin.

“Megjithatë, ne do të shkojmë në Camp Nou të vetëdijshëm se ne jemi një klub i madh dhe mund të luajmë në nivel të njëjtë me Barcelonën”.

“Ne duhet të luajmë me organizim, si një grup, që pastaj të bëjmë më shumë nga çdo hapësirë që na lejojnë”, përfundoi mesfushori kolumbian.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...