Crystal Palace hyn në garë për Giroudin

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez është i pakënaqur tek Chelsea dhe mund të largohet në afatin kalimtar të janarit. Interesim për ish-futbollistin e Arsenalit kanë shfaqur edhe Interi e Atletico Madridi

Olivier Giroud pritet të largohet nga Chelsea në afatin kalimtar të janarit, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi francez është i pakënaqur me minutazhën që po i ofrohet në “Stamford Bridge”, prandaj i ka bërë valixhet gati për t’u larguar.

Mirëpo, ish-futbollisti i Arsenalit mund të mbetet në Premierligë.

Në fakt, mediumi britanik “Mirror” shkruan se Crystal Palace është futur në garë për transferimin e përfaqësuesit francez.

Interesim për sulmuesin shtatlartë paraprakisht kishin shfaqur Interi dhe Atletico Madridi.

Giroud, nga ana e tij, është në kërkim të një ekipi ku do të mund të luante më shpesh pasi trajneri Frank Lampard po ka preferenca të tjera. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...