Cruyff: Messi e shpëtoi Barcën nga Juventusi

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i Barcës, Johan Cruyff, ka thënë se ylli argjentinas, Lionel Messi, luajti rol kyç në fitoren e katalunasve kundër Juventusit(3-1) në finale të Ligës së Kampionëve.

“Ishte një finale e mirë për ta shikuar, gjithashtu sepse Barcelona dhe Juventusi luajtën ashtu siç të gjithë ne pritëm”, ka thënë fillimisht Cruyff, para se të fillonte me lëvdatat për Messin.

“Me stilin e tij të lojës, Messi e zhbllokoi skuadrën e tij. Kundër Juventusit, keni mund ta shihni se si funksionon ai te Barcelona”.

“Ju nuk e keni parë atë duke marrë pjesë në shumë lëvizje, por shikoni se sa shpesh ai bën presion në kundërshtarin e tij direkt dhe sa herë e ka fituar topin. Sa gjuajtje të lira ka fituar ai?”, ka shtuar holandezi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...