Cruyff: E kam fituar 2-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kancerit

PUBLIKUAR

Legjenda holandeze e futbollit, Johan Cruyff deklaroi se e kishte fituar 2-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kancerit dhe beson fort se do ta fiton gjithë ndeshjen kundër sëmundjes që i ka prekur mushkëritë.

Ish-ylli i Ajaksit, Barcelonës dhe Holandës, Cruyff, 68 vjeç, shkroi sot në faqen e tij të internetit, rreth katër muaj pasi u diagnostikua me kancer, tetorin e kaluar.

“Pas disa trajtimeve mjekësore, mund të them se rezultatet janë pozitive, falë punës së shkëlqyer të mjekëve, përzemërsisë së njerëzve dhe mentalitetit tim pozitiv”, shkruan Cruyff.

“Ndihem sikur e kam fituar pjesën e parë të ndeshjes 2-0 dhe se ajo ende nuk ka mbaruar. Jam i sigurt se do ta fitoj”, thekson ai.
Cruyff, i cili në vitin 1991 bëri një operacion në zemër, renditet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...