Cristiano Ronaldo vazhdon me gola

PUBLIKUAR

Të shkruajë historinë në Ligën e Kampionëve është e lehtë për Cristiano Ronaldon.

Sulmuesi i Juventusit vazhdon të jetë vendimtar në fazat më të rëndësishme të Ligës së Kampionëve, pasi ka vazhduar me gola në fazën e eliminimit direkt, këtë herë në barazimin e Juves 1:1 me Ajaxit në udhëtim të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Në total, Ronaldo tani i ka 64 gola në fazën e eliminimit direkt, tri më shumë se në fazën grupore (61).

Prej tyre, 23 i ka shënuar në 1/8 e finaleve, 24 në çerekfinale, 13 në gjysmëfinale dhe katër në finale.

Në total në Ligën e Kampionëve, superylli portugez tani regjistron 161 gola.

Askush nuk ka shënuar më shumë se CR7 në histori të kësaj gare. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...