Cristiano Ronaldo, Mbappe dhe Griezmann, finalist për çmimin “futbollisti më i mirë në glob”

PUBLIKUAR

Në atë që quhet edicioni i dhjetë i “Çmimin për Futbollistin e Globit” në Dubai, sponsor i të cilit është edhe gazeta Marca e futbollit, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezman janë norminuar për lojtarin më të mirë

Fituesi do të shpallet në një ceremoni më 3 janar, në bashkëpunim me Konferencën e 13’të të futbollit në Dubai, që organizohet nga Këshilli i Sporteve në Dubai.

“10 vjetori për çmimet për futbollistin më të mirë në glob, është special|, ka thënë shefi ekzekutiv, Tommaso Bendoni në lajmërimin e tij.

“Ne kemi kënaqësinë të prezantojmë Cristiano Ronaldon, Kylian Mbappen dhe Antoine Griezman si finalist për futbollistin më të mirë”.

Ish sulmuesi i Real Madridit, Ronaldo, i cili fitoi sezonin e kaluar Ligën e Kampionëve, është katër herë fitues i këtij çmimi dhe ka qenë në listën e ngusht tetë rase, kurse pret ta fitojë atë për herë të tretë brenda tri viteve.

Megjithatë, ai do të këtë përballë dy fituesit e Botërorit, yllin e Paris Saint-Germain, Mbappe dhe atë të Atletico Madrid, Antoine Griezmann. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...