Cristiano Ronaldo është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë, sipas drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, i cili hodhi poshtë sugjerimet se sulmuesi veteran ka mbaruar pasi humbi përsëri në garë për Topin e Artë. Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në Paris, ku Lionel Messi e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë rekorde, por zgjodhi të jetë në Gran Gala del Calcio në Milano, ku mori çmimin për arritjet e tij me Juventusin sezonin e kaluar në Serie A, transmeton Gazeta Express. Ronaldo e fitoi çmimin lojtari më i mirë në Serie A, pasi i ndihmoi Juventusit ta fitojë titullin për herë të tetë radhazi duke i shënuar 21 gola në ligë sezonin e kaluar. Paratici u pyet nëse forma e Ronaldos këtë sezon është shenjë se 34-vjeçari ka nisur të pësojë rënie, pasi e ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit për bardhezinjtë. Shefi i Juves i hodhi poshtë këto sugjerime duke thënë: “Cristiano ka mbaruar? Mos më bëni të qesh!” “Ronaldo ka pasur një problem me gjurin, i cili ia ka pamundësuar të luajë në nivelin më të mirë të tij, por tani ai është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Konjufca për vrasjen e grave: Po bëhen nga ata që kanë pasur vepra penale e drejtësia me lehtësi po i liron

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar pas rastit të vrasjes së një gruaje...

Muhaxheri për vrasjen e gruas në Pejë: Vështirë të flitet për trishtimin që po përjeton qyteti ynë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar në lidhje me vrasjen e gruas që...

Cristiano Ronaldo është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë, sipas drejtorit sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, i cili hodhi poshtë sugjerimet se sulmuesi veteran ka mbaruar pasi humbi përsëri në garë për Topin e Artë.

Ronaldo nuk mori pjesë në ceremoninë e Topit të Artë të hënën në Paris, ku Lionel Messi e fitoi këtë çmim për herë të gjashtë rekorde, por zgjodhi të jetë në Gran Gala del Calcio në Milano, ku mori çmimin për arritjet e tij me Juventusin sezonin e kaluar në Serie A, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo e fitoi çmimin lojtari më i mirë në Serie A, pasi i ndihmoi Juventusit ta fitojë titullin për herë të tetë radhazi duke i shënuar 21 gola në ligë sezonin e kaluar.

Paratici u pyet nëse forma e Ronaldos këtë sezon është shenjë se 34-vjeçari ka nisur të pësojë rënie, pasi e ka shënuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit për bardhezinjtë.

Shefi i Juves i hodhi poshtë këto sugjerime duke thënë: “Cristiano ka mbaruar? Mos më bëni të qesh!”

“Ronaldo ka pasur një problem me gjurin, i cili ia ka pamundësuar të luajë në nivelin më të mirë të tij, por tani ai është duke u rikthyer më i fuqishëm së kurrë më parë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...