Cristiano kërkon nga Pirlo ta blejë Benzeman

PUBLIKUAR

Ronaldo dëshiron të ribashkohet me Benzeman.

Sipas  ‘Gazzetta dello Sport’, Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga drejtuesit e klubit dhe trajneri, Andrea Pirlo, që ta transferojnë Karim Benzeman, ish shokun te Real Madridi për nëntë sezone me radhë.

Edhe pse ka shumë spekulime për CR7, një numër i tyre e lidhin me PSG-në, Ronaldo duket se s’do të lëvizë nga Torino.

Pas eliminimit nga Champions, ai ishte i nervozuar, por beson se me ardhjen e Andrea Pirlos do të bëhen disa investime dhe Benzema shpreson të jetë një prej tyre.

Francezi ka kontratë me Realin deri në vitin 2022 dhe marrëdhënie të shkëlqyer me Zinedine Zidane dhe Florentino Perez, kështu që duket e pamundur që të largohet nga “Santiago Bernabeu”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...