Cristiano Junior, gjithçka e trilluar për llogarinë në “Instagram” dhe fjalët për Messin

PUBLIKUAR

Llogaria në “Instagram” e hapur ditë më parë me emër “MraHunter” kinse i Cristiano Junior, duket të jetë i pavërtetë.

Kështu raporton “101greatgoals.com” pak orë pasi e gjithë bota raportoi për foton e publikuar nga ana e djalit të Cistiano Ronaldos për Lionel Messin, transmeton Gazeta Express.

Në mesin e pak fotove të publikuara nga Cristiano Junior, ishte edhe ajo me Lionel Messin, që bëri bujë në gjitha mediat botërore. Në llogarinë, që duket të jetë e pavërtetë, Cristiano Junior kishte shkruar për yllin e Barcelonës: “Faleminderit idhulli im, Lionel Messi!”.

Por, “101greatgoals.com” thotë se gjithçka është ‘rren’ sepse përveç emrit origjinal që nuk figuron lartë, tani është fshirë foto dhe në përgjithësi llogaria në “Instagram”.

Teksa për të vërtetuar që nuk ndodhi asgjë nga dora e Cristiano Junior, “101greatgoals.com” raporton se në po të njëjtën llogari u publikua një link i “YouTube”, duke dëshmuar kështu se ka qenë ‘rren’ dhe se nuk ka të bëjë me CR Junior. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...