“Cristiano dhe Neymari do të shkonin shumë mirë së bashku te Madridi”

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Casemiro e do Neymarin në Madrid dhe i ka dërguar mesazh brazilianit se ashtu si te Barcelona që kishte Lionel Messin, shokë të tillë do të gjejë edhe te Reali – Cristiano Ronaldon.

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, beson se shoku i skuadrës te Brazili, Neymari, do t’ia kalonte mirë me Cristiano Ronaldon nëse i bashkohet gjigantit spanjoll, raporton “El Partidazo”, transmeton Gazeta Express.

26 vjeçari lidhet me një kalim në “Santiago Bernabeu” pasi ka zëra se nuk është i lumtur te Paris Saint-Germaini, ku u transferua vitin e kaluar nga Barcelona për një shumë rekord, 222 milionë euro.

Casemiro ndjen se Neymari do të krijonte miqësi të mirë me Ronaldon, e kundërta e asaj që raportohet në media.

“Neymar gjithmonë ka qenë spektakular, që kur ishte 11 vjeçar. Ai bën gjëra të çmendura”, tha Casemiro për “El Partidazo”.

“Nuk mendoj se ka ndonjë shans që ai të vij në Madrid, por për këtë duhet ta pyesni presidentin, Florentino Perez”.

“Ai e di se dyert e Realit janë gjithmonë të hapura për të, por është i lumtur në Paris. Gjithmonë e ka thënë këtë, ka edhe shumë lojtarë të Brazilit, ai ndihet rehat atje, por se a është i mundur ky transferim, duhet të pyesni Florentinon”, shtoi Casemiro.

“Me kualitetet që ka, do ta kisha transferuar pa u menduar dy herë.  Shpresoj që ai të vij për sezonin e ardhshëm”.

“Është lojtar i shkëlqyer, mesin e tre më të mirëve në botë. Ai do t’ia kalojë mirë me Cristianon, shumë mirë”, theksoi mes tjerash Casemiro. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...