CR7 nuk mund ta mposhtë vet Barcën

PUBLIKUAR

Ish-futbollisti i Real Madridit, Julio Baptista, e ka lëvduar Cristiano Ronaldon, por thotë se portugezi nuk mund ta fitojë vet një ndeshje.

Los Blancos janë mysafirë të Barcelonës këtë fundjavë dhe e gjithë vëmendja e madridistëve është te CR7.

“Cristiano nuk luan vet, ai luan me dhjetë lojtarë të tjerë. Ai është fenomenal, por pas tij duhet të ketë një skuadër që luan po aq mirë”.

“Është normale që ai të jetë bajraktari, sepse është ndër lojtarët më të mirë në botë, por nuk mund të bëjë asgjë vet”.

“Nëse skuadra nuk e gjen mënyrën e lojës që të përfitojë nga ai, atëherë nuk bën kurrfarë ndryshimi prania e tij në fushë. Mund ta kenë këdo në botë dhe nuk do të kishte sukses”, ka sqaruar braziliani. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...