“CR7 ka fuqi eksplozive, por nuk i ka shkathtësitë e Messit”

PUBLIKUAR

“CR7 ka fuqi eksplozive, por nuk i ka shkathtësitë e Messit”

Përzgjedhësi i Rusisë, Fabio Capello, mendon se Cristiano Ronaldo nuk i posedon aftësitë teknike që i ka Lionel Messi.

Në vitin e kaluar (kur e fitoi Topin e Artë) dhe këtë vit, portugezi e ka kaluar rivalin e tij kryesor dhe është sërish favorit për ta fituar çmimin prestigjioz të lojtarit më të mirë në botë.

Strategu italian ka respekt të madh për fuqinë eksplozive të 29-vjeçarit, porse nuk beson se ai është i shkathët si argjentinasi, njofton Telegrafi.

“Cristiano Ronaldo dhe Messi janë dy lojtarë të jashtëzakonshëm, por janë të ndryshëm. Cristiano është lojtar i fuqishëm, me teknikë shumë të mirë, por ai nuk e posedon shkathtësinë e pastër teknike të Messit”.

“Leo Messi është një kundërshtar shumë i vështirë për ta përballuar”, ka deklaruar ish-trajneri i Real Madridit.

Ndryshe, në një deklaratë të mëhershme, Capello ka thënë se kishte dashur ta transferonte 27-vjeçarin te Juventusi në vitin 2005. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...