CR7: E admiroj punën e Zidanes, ndaj Cityt do të jetë një ndeshje e vështirë

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Real Madrdit, Cristiano Ronaldo, ka folur para ndeshjes kundër Manchester Cityt në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ylli portugez tha se City është një skuadër e fortë dhe këtë e treguan edhe ndaj PSG-së, me këtë rast CR7 foli edhe për ndeshjen ndaj Wolfsburugt, duke shpresuar që ndaj anglezëve të ndodh e njëjta paraqitje.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por çdo gjë është e mundur. Nëse City është në gjysmëfinale është sepse ata janë një ekip i shkëlqyer.”

“Ata eliminuan PSG-në dhe kjo nuk është diçka e lehtë, por City ia arriti. Ata janë ekip me shumë pak defekte”.

“Ndeshja kundër Wolfsburgut ishte ndoshta një nga ndeshjet më të rëndësishme, ishte një natë e veçantë, ne duhet të fitonim me tre gola diferencë dhe të tretë i shënova unë. Ishte një natë e përkryer, jo pse shënova unë, por se i gjithë ekipi bëri një paraqitje të madhe”.

“Unë e admiroj Zidanen dhe mënyrën e tij të punës, se si ai punon me lojtarët. Do doja që ai të vazhdojë të jetë trajner i Real Madridit”, ka thënë Ronaldo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...