Ç’po ndodh me Arabinë Saudite?

PUBLIKUAR

Forcat e armatosura të 20 shteteve janë mbledhur në veri të Arabisë Saudite të dielën për të ndërmarrë manovrën ushtarake “më të rëndësishme” të bërë ndonjëherë në rajon, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA.

“Rrufeja e Veriut”, stërvitja që përfshin manovrat ushtarake në tokë, ajër, dhe me forcat detare, dërgon një “mesazh të qartë” që Riadi dhe aleatët e tij synojnë “të qëndrojnë të bashkuar në përballjen me të gjitha sfidat dhe ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha SPA.

Arabia Saudite është duke udhëhequr një fushatë ushtarake kundër rebelëve të mbështetur nga Irani në vendin fqinjë jugor, Jemen, përcjell mapo.al.

Dhjetorin e kaluar, ai gjithashtu formoi një koalicion të ri 35-anëtarësh për të luftuar “terrorizmit” në vendet islamike.

Njoftimi i së dielës gjithashtu vjen pasi mbretëria, një anëtare i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, vuri në shënjestër grupet xhihadiste të Shteti Islamik dhe tha se ka vendosur avionë luftarakë në një bazë ajrore turke në mënyrë që të “intensifikojë” operacionet e saj kundër ISIS në Siri.

SHIKO MË SHUMË

OVL UÇK thërret konferencë për nesër

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur një konferencë...

KFOR-i: Batalioni britanik mbërrin në Kosovë, dislokimi rutinë nuk ndryshon mandatin e misionit

Personeli, pajisjet dhe automjetet nga Batalioni i Parë i “The Rifles” të Mbretërisë së...

Mërgata shqiptare në Bavari mobilizohet në mbështetje të protestës “LIRIA KA EMËR”

  Mërgata shqiptare në Bavari po mobilizohet në mbështetje të protestës së thirrur nga platforma...