Drejtoresha Shëndetësisë në Lipjan, Dr.Merita Bytyqi ka thënë se gjatë kësaj jave në Lipjan ishin 174 raste të reja pozitive me Covid-19, 281 testime dhe 84 të shëruar, transmeton LipjaniNews.
Postimi i plotë nga Dr.Bytyqi:
Të nderuar qytetarë,
Gjatë kësaj jave kemi këtë statistikë:
– 174 raste të reja pozitive me Covid-19,
– 281 testime dhe
– 84 të shëruar
Që nga fillimi i Pandemisë deri më sot në Komunën tonë, numri I përgjithshëm i rasteve pozitive ka arritur në 854, numri I të shëruarëve deri më tani është 477!
Dhe 21 janë raste të vdekjes!
Duke I’u uruar shërim sa më të shpejt gjithë atyre që janë të infektuar, dhe duke ngushëlluar më të afërmit e atyre që humbën më të dashurit e tyre, kërkoj gjithmon kujdesin tuaj, kujdesin tonë të përbashkët:
#maskë
#distancë sociale
#higjienë personale!
Me respekt,
Dr. Merita
Drejtoreshë e DSHPS-së
Lipjan


