Covid-19 Lipjan: 2 raste të vdekjes 3 raste të reja

PUBLIKUAR

Gjatë 24- orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive.

Brenda 24- orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.

Gjatë 24-orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se bashkë me një tjetër rrahu një qytetar

Një person është arrestuar në Lipjan pasi dyshohet se, së bashku me një person...

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...