COVID 19, Komuna e Lipjanit planifikon 50 mijë euro për ndihma familjeve me nevojë

PUBLIKUAR

Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi ka thirrur mbledhje urgjente të Kuvendit për shkak të situatës së krijuar në vend, nga virusi COVID-19.

Komuna e Lipjanit ka planifikuar të ndaj 50 mijë euro,  për ti mbështetur financiarisht familjet në nevojë në Komunën e Lipjanit si dhe për nevoja tjera me qëllim të menaxhimit të situatës të shkaktuar nga COVID-19.

Siq mëson LipjaniNews për aprovimin e kësaj pikë të seancës do të procedohet në mënyrë elektronike dhe votimi dhe diskutimet do të bëhen në formë elektronike.

“Shuma e mjeteve që do të ndahet në bazë të propozim vendimit do të jetë në vlerë prej 50,000.00€ (pesëdhjetë mijë euro) për ti mbështetur financiarisht familjet në nevojë në Komunën e Lipjanit si dhe për nevoja tjera me qëllim të menaxhimit të situatës emergjente nga pandemia COVID-19 që ka prekur edhe Komunën e Lipjanit”, thuhet në propozim vendim.

Po ashtu, Organizata e Shoqërisë Civile YAHR si monitoruese e institucioneve lokale e ka përshëndetur dhe e përkrahur iniciativën e Ekzekutivit të Komunës së Lipjanit për propozim vendim drejtuar Kuvendit Komunal për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej 50 mijë euro, për ndihma të familjeve në nevojë dhe nevojat të tjera të menaxhimit të situatës emergjente nga pandemia covid — 19.

YAHR-i kërkon nga kuvendarët e Kuvendit Komunal që të përkrahin këtë propozim vendim.

Kujtojmë tashmë në Lipjan është shënuar rasti i parë me të infektuar, që është nga fshati Janjevë, ku janë ndërmarr disa masa të menjëhershme, po ashtu ky fshat tanimë është edhe në karantin.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...