Coutinho pritet të debutojë për Barcelonën në fund të këtij muaji

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe...

Moti sot me temperatura deri në 21 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot të mbajë mot i...

Pas lajmit negativ për lëndimet që i pësuan Ousmane Dembele dhe Andres Iniesta, Barcelona më në fund ka marrë një të mirë për blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit: Philippe Coutinhon, i cili ka vazhduar të rikuperohet mirë dhe ta lërë prapa dëmtimin muskulor.

Pas lajmit negativ për lëndimet që i pësuan Ousmane Dembele dhe Andres Iniesta, Barcelona më në fund ka marrë një të mirë për blerjen më të shtrenjtë në histori të klubit: Philippe Coutinhon, i cili ka vazhduar të rikuperohet mirë dhe ta lërë prapa dëmtimin muskulor.

Mesfushori brazilian, i cili në fillim të këtij muaji u transferua nga Liverpooli te Barça për 160 milionë euro, ka vazhduar me punë specifike dhe tashmë është stërvitur në fushën e gjelbër, transmeton Express.

Gjatë testeve mjekësore me Barçën, u mësua se ish-lojtari i Liverpoolit kishte një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe se pritej të mungonte rreth 20 ditë.

Ky vlerësim pozitiv mund ta motivojë brazilianin të jetë në dispozicion të Ernesto Valverdes më herët se që pritej. Ka optimizëm se ai mund të debutojë me Barcelonën më 28 janar në “Camp Nou” në një ndeshje kundër Alavesit.

Nëse jo në këtë ndeshje, sipas Mundo Deportivo, atëherë përfundimisht më 4 shkurt në ndeshje kundër Espanyolit në udhëtim. /Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...