Coutinho preferon kthimin te Liverpooli para transferimit te PSG-ja

PUBLIKUAR

Ylli brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho thuhet se do të zgjedh shansin për një kthim te ish-skuadra e tij, Liverpooli.

Barcelona thuhet se ka njoftuar këtë javë agjentin e Coutinhos, Kia Joorabchian se po planifikojnë ta shesin lojtarin këtë verë.

Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk mungojnë si Manchester United, Chelsea, Liverpool dhe Paris Saint-Germain.

Coutinho mund të rikthehet te Liverpooli në këtë verëCoutinho mund të rikthehet te Liverpooli në këtë verë

Megjithatë, sipas gazetës katalunase Mundo Deportivo, Coutinho e pranon se duhet të largohet dhe do të preferonte të kthehej në Liverpool.

 Coutinho ka shkëlqyer me fanellën e Liverpoolit (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

PSG është në kontakt me Joorabchian dhe Coutinho nuk përjashton një lëvizje në Paris, por prioritet i tij thuhet se janë Reds.

Nga ana e tyre, Barcelona është e gatshme të shesë brazilian për një shifër prej 100-110 milionë eurosh. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...