Coutinho në planet e Barcelonës

PUBLIKUAR

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, mund të rikthehet të luaj në Kataluni, por kësaj radhe jo te Espanyoli por te Barcelona.

Ylli brazilian i Liverpoolit, është identifikuar si zëvendësuesi më i mirë i mundshëm i Rafinha Alcantaras i cili është lënduar dhe e ka humbur sezonin.

Mediat spanjolle dhe angleze kanë shkruar se interesimi i Barcelonës është konkret dhe së shpejti pritet të dalin me ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit.

Barcelona do të provojë transfeirmin e Coutinhos gjatë muajit janar në afatin kalimtar, ndërsa vlera e tij sillet rreth 35 milionë euro.

Kujtojmë që Coutinho edhe më parë ka luajtur në La Liga, tek rivali lokal i Barcelonës, Espanyol ku ishte i huazuar nga Interi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...