Coutinho në dyshim për finalen e Copa del Rey

PUBLIKUAR

Coutinho do të luftojë me kohën për të qenë gati për finalen e Copa del Rey.

Mesfushori i Barcelonës, Philippe Coutinho, pritet të jetë jashtë për së paku 10 ditë pas lëndimit në kofshën e majtë, kështu ka bërë të ditur klubi, duke e vënë në dyshim prezencën e tij në finale të Copa del Rey.

Braziliani u zëvendësua në minutën e 69’ në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Getafes dhe klubi menjëherë ka treguar për lëndimin që pësoi 26-vjecari.

“Testet në [Philippe Coutinho] kanë zbuluar se lojtari ka tërhequr bicepsin femoris në kofshën e majtë. Ai pritet të jetë jashtë rreth 10 ditë”, shkruhet në postimin e klubit në “twitter”.

Barcelona, tashmë kampione e La Ligas për sezonin 2018/19, do të kërkojë trofeun e dytë për këtë edicion me 25 maj kundër Valencias. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...