Coutinho: Më mungoi Premierliga

PUBLIKUAR

Philippe Coutinho pati një debutim ëndrrash në “Villa Park” Braziliani debutoi me gol duke ia fituar një pikë Aston Villas në përballjen me Manchester Unitedin.

Aston Villa barazoi 2:2 ndaj “Djajve të Kuq” në një ndeshje që e kishin pothuajse të humbur, shkruan Gazeta Express.

Coutinho shënoi golin e barazimit pak minuta para fundit, ndërsa pas ndeshjes u shpreh i lumtur me rikthimin në Premierligë.

“Më mungojnë këto ndeshje, më mungon Premier League. Jam i lumtur që jam këtu për të njohur shokët e mi të rinj, kështu që ishte një fillim i mirë. Mund ta kishim fituar ndeshjen por nuk humbëm le të vazhdojmë kështu”, tha ai.

Coutinho erdhi te Aston Villa në formë huazimi nga Barcelona me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...