Lojtari i skuadrës së Liverpoolit, Philippe Coutinho ka deklaruar se ekipi i tij duhet të luftojë për titull.
Reprezentuesi brazilian ka pasur sezon të mirë tek Liverpooli, ndërsa është shprehur se skuadra e tij duhet të luftojë për tituj.
“Ne jemi në një pozitë të mirë. Ne duhet të fitojmë dhe shpresoj që do të fitojmë ndonjë titull këtë vit”.
“Ne jemi të fokusuar dhe kemi synuar fuqishëm titujt”, tha Coutinho.
Liverpool aktualisht gjendet në pozitën nëntë me 24 pikë, përkatësisht ka 14 pikë më pak se lideri Leicestrer City. /Telegrafi/


