Coutinho, afër kthimit në Premierligë

PUBLIKUAR

Gazeta spanjolle Sport raporton se Philippe Coutinho është afër transferimit në Arsenal, përderisa shkruan se edhe tre bashkëlojtarë të tij në Barcelonë mund t’i bashkohen atij në Premierligë.

Afati kalimtar i verës tashmë është hapur dhe Barcelona planifikon të shesë sa më shumë lojtarë që s’janë pjesë e planeve të klubit për të ardhmen, shkaku i problemeve financiare, transmeton Gazeta Express.

Disa negociata raportohet se tashmë janë të faza të avancuara, si ajo për transferimin e Philippe Coutinhos në Arsenal, që do t’ia mundësonte brazilianit kthimin në Premierligë, ku kishte shkëlqyer me Liverpoolin.

Agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian, ka marrëdhënie shumë të mira me drejtuesit e Arsenalit, me të cilët po bashkëpunon edhe për transferimin e Willian nga Chelsea. Arsenali dëshiron t’i shtojë të dy brazilianët në skuadër para se të nisë sezoni i ri.

Një tjetër lojtar i Barcelonës që po shkon drejt transferimit në Premierligës është Martin Braithwaite, pasi West Hami e donte atë edhe gjatë janarit, kur e bleu Barcelona për 18 milionë euro.

E përderisa Barcelona ndihet optimiste për transferimet e këtyre dy lojtarëve, e njëjta s’mund të thuhet edhe për Todibon. Barcelona i do 20 milionë euro plus pesë milionë euro në formë të bonuseve dhe kjo kërkesë e klubit katalonas e ka shuar interesimin e Evertonit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...