Courtois do të largohet nga Londra për Real Madridin
Thibaut Courtois është prioriteti kryesor i Real Madridit dhe portieri i Chelseat është i gatshëm që të largohet nga Londra për kryeqytetin e Spanjës, raporton Cadena Cope, transmeton Gazeta Express.
Gjigantët e La Ligas ka kohë që monitorojnë portierin e Manchester United, David De Gea, cak i vështirë ky për Los Blancos, që tani kërkojnë atë të Chelseat, Thibaut Courtois.
Courtois, i cili ishte i huazuar te Atletico Madridi për tre sezone, është i gatshëm që të rikthehet në kryeqytetin e Spanjës, aty ku ende jetojnë e dashura dhe vajza e tij.
Pavarësisht se Zinedine Zidane insiston se është i lumtur me Keylor Navas, duket se Los Blancos do të transferojnë një portier gjatë verës, pasi Navas është larg formës së edicionit paraprak. /Express/



