Courtois godet Real Madridin

PUBLIKUAR

Thibaut Courtois, portieri i Chelseas, nuk e ka ndërmned të transferohet në Real Madridi

Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois, ka mohuar raportimet e mediave se do të transferohet te Real Madridi.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar se ish-portieri i Atletico Madridit do të transferohet në Santiago Bernabeu për ta zëvendësuar Keylor Navasin.

Por, ish portieri i Atletico Madridit ka thënë se nuk e sheh vetën pjesë të Real Madridit, përcjell Express.

“Unë nuk e shoh veten në Real Madrid. Unë e shoh veten te Chelsea, e cila gjashtë vite më parë më dha mundësin që të nënshkruaj për ta,” tha ai për Cadena Ser.

“Tani për tani, ne nuk kemi folur për një zgjatje të kontratës. Ne jemi duke u përqendruar në Premirligë. Ne do të shohim në fund të sezonit, nëse ata më ofrojnë diçka”, ka theksuar ai. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...