Costa e pranon se ka trukuar ndeshje: Kam luajtur për të mos fituar

PUBLIKUAR

Ylli i Juventusit, Douglas Coste e ka pranuar se kishte luajtur një ndeshje me Gremion për të mos fituar, në mënyrë që Internacional të mos bëhej kampion në Brazil

Douglas Costa foli për të kaluarën e tij në kampionatin brazilian, e në një intervistë për kanalin “Piljado”.

Anësori i Juventusit tregoi se kur luante me Gremion, skuadra humbi me dashje ndaj Flamengos, që t’i mohonte titullin Internacionalit.

“Ishim në fushë me ekipin e rezervave. Pas 45 minutash kishim shënuar një gol dhe ndeshja ishte barazim. Kur rinisi loja, na njoftuan se Internacionali do të shpallej kampion me këtë rezultat, ndaj bëmë ndryshime. Ishte e shëmtuar, por m’u desh të luaja që të mos fitonim”, tha Douglas Costa.

“Në fund, humbja 2-1 ndaj Flamengos na bëri të gjithëve të lumtur. Ishte normale që t’i bindeshim urdhrit për të humbur. Flamengo luftonte për titull dhe stadiumi ‘Maracana’ ishte plot. Nëse fitonim do të na vrisnin dhe do të ishte njollë për Gremion”, tha Douglas Costa në intervistën që po bën bujë, e që rikonfirmon paracaktimin e rezultateve jo vetëm nën ndikimin e rrjeteve të basteve. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...