Andrea Conti është gati që të rikthehet në fushë me Milanin, mirëpo nuk është ende gati që t’i luajë 90 minuta të plotë.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë jashtë fushave për më shumë se një vit për shkak të lëndimit në ligamentin e gjurit, mirëpo është rikthyer në skuadër në javët e fundit, transmeton Gazeta Express.
“Ende nuk i kam 90 minuta të plotë në këmbët e mia”, ka thënë Conti.
“Mund të luaj pak nëse trajneri kërkon. Kur trajneri dëshiron që të më fut mua në lojë unë jam i gatshëm”.
“Psikologjikisht lëndimi më ka masakruar, kam tentuar ta mbaj në vete mërzinë por ishte një vit shumë i vështirë për mua”. /Gazeta Express/


