Conte: Vetëm këtë gjë e dua nga Costa

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte pret që Diego Costa të jetë më i disiplinuar. 

Sezonin e shkuar 27 vjeçari është ndëshkuar me 11 kartonë të verdhë në 44 ndeshje, duke marrë edhe një të kuq.

“Diego është njëri me pasion. Në këtë sezon ai ka rrezikuar disa herë për kartonë të verdhë.  Dua që ai të përmirësohet në këtë aspekt. Unë dua ta kem Diego Costan  në çdo ndeshje’.

“Edhe Diego e di situatën dhe dua ta ketë këtë pasion, pasion të mirë dhe agresionin që ka. Ai duhet t’i transferojë emocionet e tij në fushë në mënyrë të duhur”.

“Unë mendoj që është një djalë shumë i mirë. Lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. I kam thënë që pasionin e tij ta shndërrojë në diçka të mirë, pasi ashtu më duhesh mua”, ka thënë Conte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...