Conte tregon çelësin e suksesit

PUBLIKUAR

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, beson se adaptimi i shpejt i lojtarëve të tij në skemën e re, ka qenë celësi i suksesit në suksesin e arritur në Premierligë këtë sezon.

“Blutë e Londrës” ngritën në qiell trofeun pas fitores 5:1 ndaj Sunderlandit të dielën, të cilët e fituan titullin më herë këtë muaj, pas fitores ndaj ËBA.

Chelsea nuk e nisi mirë sezonin, por ish trajneri i Juventusit, ndryshoi skemën nga 4-3-3 në 3-4-3, që tani bën të ditur se ky edhe ishte çelësi i suksesit në Premierligë.

“Ky ndryshim ishte shumë i rëndësishëm për ne. Gjetëm balancë dhe lojtarët u ndien komod me skemën e re”, tha ai për Sky Sports. “Ky ka qenë çelësi i suksesit”.

“Jam i lumtur sepse lojtarët kurrë nuk kanë luajtur me këtë sistem, që ndryshoi për të mirë lojën tonë”, shtoi ai.

“të luash me tre lojtarë prapa është krejtësisht ndryshe se të luash me katër, nuk ishte aspak e lehtë. Por gjeta këtu njerëz të mirë dhe lojtarë të mrekullueshëm”, theksoi mes tjerash Conte. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...