Conte: Shpenzuesit e mëdhenj nuk fitojnë gjithë

PUBLIKUAR

Antonio Conte duket së e ka përgatitur skuadrën e tij Tottenham për sezonin e ri, edhe pse ai ka theksuar se ende duhet të bëhen disa hapa para se ata të jenë në garë për titull

Spurs kanë pasur një numër të madh të transferove deri me tani, që janë mbështetur nga trajneri italian, me prurje si Richarlison, Yves Bissouma dhe Djed Spence. Tottenhami përfundoi në vendin e katër sezonin e kaluar, një rezultat i jashtëzakonshëm marrë parasysh gjendjen që ishte klubi kur Conte e mori drejtimin e tij në gjysmën e dytë të sezonit.

Duke folur për Sky Sports sot, Conte për herë të parë ka folur për rivalët që janë në garë për top katër në sezonin e ardhshëm.

“Në Angli, për historinë e investimeve, janë katër klube që në start që janë para të gjithëve: Liverpool, Chelsea, Manchester City dhe Manchester United”, tha ai.

“Chelsea e ka zëvendësuar Lukaku dhe Rudiger me Sterling dhe Koulibaly, Manchester United ka shumë tifozë dhe mund të shpenzojë, por shpenzuesit nuk fitojnë gjithmonë. Dy vite më parë United ishte pas City, pastaj ata blenë CR7, Sancho dhe Varane, por përfunduan në vendin e gjashtë”.

“Është një ligë në të cilën ne kemi arritur ti ruajmë shifrat dhe nuk kemi rënë më poshtë. Ne nuk duhet të jemi arrogant apo mendjemëdhenj. Ne kemi filluar një hapë serioz, kemi bërë punë dhe zgjidhje të menduar, por për ta fituar titullin na duhet të bëjmë edhe më shumë hapa”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...