Antonio Conte raportohet se është në negociata për ta menaxhuar Interin sezonin e kaluar, ku ai do të ribashkohej me ish drejtorin e Juventusit, Beppe Marotta
Kjo nuk është hera e fundit që Conte është lidhur me një kalim në Nerazzurri, edhe pse nuk ka qenë në plan për një kohë.
Luciano Spalletti pritet të largohet nga Interi në verë, pasi u eliminua nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe zhgënjimit në Serie A, ku Interi tani gjenden tetë pikë më poshtë se Napoli që është në vendin e dytë dhe 19 pikë më pak se liderët e Serie A, Juventus, transmeton GazetaExpress.
Sipas Calciomercato.com, Marotta dhe Presidenti Steven Zhang–që prezanton pronarët Suning-kanë filluar bisedimet fillestare me Conte.
Ish trajneri i Italisë dhe Chelsea do të jetë i lirë në verë pasi që kontrata e tij me klubin nga Stamford Bridge skadon në verë, edhe pse ai është shkarkuar në korrik.
Do të jetë një ribashkim me Marottan, i cili e kishte sjell Conten në Juventus më 2011. /GazetaExpress/


