Conte pas humbjes turpëruese: Edhe nëse Chelsea më shkarkon, jeta vazhdon gjithsesi

PUBLIKUAR

Antonio Conte ka insistuar se nuk druhet se do ta humbasë punën dhe se e ka ndërgjegjen e pastër, përkundër faktit se Chelsea u turpëruar për të dytën herë më radhë në Premierligë brenda më pak se një jave.

Pas humbjes 0-3 në shtëpi nga Bournemouthi, Chelsea i Contes u turpërua edhe mbrëmë në udhëtim te Watfordi duke u mposhtur 4-1, transmeton Express.

Duke folur me një ton mospërfillës pas ndeshjes, tekniku italian e ripërsëriti se jeta vazhdon pavarësisht se a e humb ai punën si trajner i Chelseat apo jo. Ai i ka akuzuar lojtarët e vet se luajtën pa personalitet.

“E kam të vështirë t’i përçoj mendimet e mia… shpresoj se sonte do të më kuptoni. Nuk merakosem për punën time. Unë punoj çdo ditë dhe jap 120 për qind. Nëse kjo s’mjafton, në rregull është. Klubi mund ta marrë ndonjë vendim ndryshe, por nuk brengosem”, ka thënë Conte.

“Ndërgjegjen e kam të pastër. Shkoj në gjumë pa problemin se mbase, mbase, mund ta bëj këtë apo atë. Tentoj të bëjë gjithçka. Nëse kjo nuk është në rregull, klubi mund të marrë vendim ndryshe. Jeta vazhdon”, ka shtuar Conte. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...