Conte pas fitores ndaj Bolognas: Treguam forcën tonë të brendshme

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Antonio Conte ka thënë se është shumë i kënaqur me forcën e brendshme që treguan lojtarët e Interit në fitoren ndaj Bolognas.

Dy golat e Romelu Lukakus u ndihmuan Nerazzurëve që ta fitojnë takimin ndaj rivalëve të ligës italiane, derisa ndeshja përfundoi 2-1.

“Ishte një përgjigje e mirë nga skuadra. Mënyra se si e pësuam golin, mund të na vriste”, ka thënë Conte për Sky Sport Italia pas ndeshjes.

Foto: FC Inter/Twitter

“Sidoqoftë, skuadra tregoi një shpirt luftarak dhe një forcë të madhe të brendshme. Është një shenjë e mirë, pasi nuk është lehtë të fitosh ndeshjet me përmbysje”.

Interi fiton me vështirësi te Bologna, Lukaku hero i triumfitInteri fiton me vështirësi te Bologna, Lukaku hero i triumfit

“Ne duhet të fokusohemi në vetvete dhe mos t’i shikojmë të tjerët çfarë bëjnë. Tani duhet të shkojmë në Milano të flemë dhe të nesërme do të fillojmë me përgatitjet për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit”, ka shtuar më tej trajneri italian.

Interi ka rimarrë kreun e tabelës me 28 pikë, mirëpo duhet të pres edhe Juventusin që po luan aktualisht me Torinon për të shikuar nëse do të mbetet në vendin e parë pas javës së 11-të. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...