Conte: Nuk kam oferta nga Italia

PUBLIKUAR

Antonio Conte ka thënë se ai “është duke e pritur destinacionin e radhës, por ai nuk ka ndonjë ofertë nga ndonjë klub italia”. Ai po ashtu ka thënë se Chelsea tashmë i takon të kaluarës së tij

Ish trajneri i Italisë, Juventusit dhe Chelseat ka folur për Sky Sport Italia këtë mbrëmje.

“Jam mirë, shumë mirë. Në të vërtetë me mungojnë qendrat stervitore por kam vendosur që të puishoj tërë këtë vit. Jam shumë i relaksuar dhe jam duke pritur për destinacionin e radhës”.

“Shkova për ta parë ndeshjen Atalanta-Juventus, pasi që aterova në Milan nga Londra për ta përcjell ndeshjen. Nuk kam pasur ndonjë ofertë nga klubet italiane”, transmeton GazetaExpress.

Conte u pyet nëse e dinte që Chelsea i Maurizio Sarrit u mposht 4-0 nga Bournemouth në Premier Ligë këtë mbrëmje dhe ai u përgjigj.

“Nuk e dija. Chelsea i takon të kaluarës time tani. Nuk flas shumë për të, aq me pak që ende ka një betejë ligjore në mes meje dhe këtij klubi”.

Mediat kanë shkruar se Conte po kërkohet nga disa klube, si Inter klurse sot është përfolur edhe Roma, pasi që ata u eliminuan nga Kupa e Italisë duke u mposhtur me rezultat 7-1 nga Fiorentina. /GazetaExpress/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...