Conte: Nuk duhet të kemi kujdes vetëm nga Salah

PUBLIKUAR

Conte pret ndeshje të vështirë të shtunën kundër Liverpoolit.

Liverpooli do të presë të shtunën në “Anfield” Chelsean. Trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, e di se skuadra e tij duhet të ketë kujdes të veçantë nga lojtari në super formë, Mohamed Salah, që ka shënuar 14 gola në 19 paraqitje.

Por, trajneri italian thotë se nuk duhet të kenë kujdes vetëm nga Salah, duke përmendur edhe futbollistë tjerë.

“E njoh shumë mirë, ka luajtur në Itali për shumë vite”, tha Conte. “Salah është lojtar i mirë, ai është shumë i rrezikshëm”.

“Ai është futbollistë teknik, por në të njëjtën kohë edhe shumë i shpejt, i mirë në duele një për një dhe finalizues i mirë”.

“ Duhet t’i kushtojmë kujdes atij, por gjithashtu edhe Sadio Manes, Philippe Coutinhos, Robertos Firminos, Daniel Sturridge. Liverpool ka potencial të madh si ekip”, theksoi mes tjerash Conte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...