Antonio Conte nuk e ka ndërmend të largohet nga Chelsea
Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka hedhur poshtë spekulimet për largimin e mundshëm nga Stamford Bridge në fund të këtij sezoni.
Ka kohë që mediat raportojnë se Conte kërkohet me ngulm nga Interi, por trajneri italian thotë se është i lumtur në Londër dhe i kënaqur me punën që po bën te Blutë.
“Çdo trajner kur fillon punën në një klub, shpreson të qëndrojë për shumë vite. Do të thotë se ju po punoni mirë. Unë dua të vazhdoj të punoj dhe qëndroj këtu”, tha Conte. /Express


