Sipas burimeve të Sky Sports, gjendja e trajnerit të Chelsea ende ka rrugë për t’u zgjidhur
Bisedimet janë duke vazhduar për të paguar dëmin nga shkëputja e kontratës se Antonio Contes dhe do të vazhdojnë bisedimet derisa situata të zgjidhe, ndryshe Maurizio Sarri nuk mund të finalizohet si trajner pa përfunduar puna me Conte.
Media e njohur angleze ka kuptuar se Chelsea dëshiron të negociojë uljen e shumës që Conte do ta merr nëse ai do të largohet – mendohet se ai do të përfitonte rreth nëntë milionë funte pasi që është në vitin e tij të fundit të kontratës.
Për Sarrin, raportet në Itali thonë se Chelsea duhet ta këtë në bankinë deri para 1 korrikut ku duhet të aktivizojnë klauzolën më të ulët të lirimit të tij. Ata duhet të paguajnë 4 milionë funte kompensim pasi që Napoli i ka hequr 3 milionë nga 7 sa kërkonte deri para kësaj date.
Kështu që ende nuk është e sigurt se a do të këtë ndryshime në stafin e Contes, apo jo, pasi që mundësitë janë që ai të jetë trajner i Chelseat nëse Chelsea nuk reagon këto dy ditë për të. /GazetaExpress/


