Conte mohon kontaktet me PSG-në

PUBLIKUAR

Conte thotë se nuk ka pasur kontakte me asnjë klub dhe se dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”.

Antonio Conte ka rikonfirmuar se është i përkushtuar te Chelsea dhe ka mohuar të ketë pasur kontakte me kampionin e Ligue 1, Paris Saint-Germain, raporton Gazeta Express.

Unai Emery gjatë ditës së djeshme zyrtarisht njoftoi se do të largohet nga PSG-ja në fund të sezonit aktual.

Conte është njëri ndër kandidatët për të zëvendësuar spanjollin, megjithëse ka kohë që raportohet se tashmë Thomas Tuchel ka nënshkruar parakontratë me klubin francez.

“A kam pasur kontakt me PSG? Jo, dhe përgjigjja ime do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Jam i përkushtuar te ky klub. Kam kontratë me këtë klub. Synimi im është që të vazhdoj dhe të punoj në këtë klub”, u shpreh Conte./Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...