Conte mbron Moratan

PUBLIKUAR

Conte ka mbrojtur Moratan nga kritikat pas barazimit me Arsenalin në “Stamford Bridge”.

Antonio Conte ka mbrojtur Alvaro Morata nga kritikat pas barazimit të Chelseat 0:0 me Arsenalin në “Stamford Bridge”, duke thënë se një sulmues mund të luajë mirë edhe pa shënuar gol.

“Për mendimin tim, Morata bëri paraqitje të mirë, jam shumë i lumtur me të”, tha Conte.

“Ai luajti shumë mirë në këtë ndeshje. Ai kishte shumë topa dhe tentoj t’i dërgojë në krah te Pedro e Willian”.

“Ai luajti mirë dhe ne nuk duhet të gjykojmë sulmuesin vetëm kur shënon. Nëse ai shënon, do të thotë se bëri ndeshje të mirë, nëse nuk shënon, nuk luajti mirë. Por, unë jam i lumtur me paraqitjen e tij. Kështu që ne paskemi parë gjëra të ndryshme”, iu përgjigj Conte gazetarit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...