Conte: Lukaku do të luftojë me Ronaldon për “Këpucën e Artë”

PUBLIKUAR

“Këpuca e Artë” do të ndahet në Itali mes Romelu Lukakus dhe Cristiano Ronaldos.

Kështu mendon trajneri i Interit, Antonio Conte.

Ai është i lumtur që ka në skuadër një sulmues si Lukaku, të cilin e deshi edhe sa ishte trajner i Chelsea.

“Lukaku është i mirë, lojtar i vlefshëm që mendon për ekipin e tij para golave personal. Ai është vetëmohues, por mbetet sulmues që mund të luftojë me Cristiano Ronaldon për çmimin e golashënuesit”, tha Conte.

“Jam shumë i lumtur me mënyrën si është ndërtuar ky ekip. Ka disa lojtar top këtu që mund të rriten edhe më shumë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...