Conte: Interi im e bëri Shakhtarin të duket ekip mesatar

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, beson se skuadra e tij e bëri Shakhtar Donetskin të duket ekip mesatar në triumfin 5:0 në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe dëshiron të mahnitë në finale kundër Sevillës.

Rezultati 5:0 ishte më i thellë në një ndeshje gjysmëfinale në histori të kësaj gare, që prej se Milani e shkatërroi Real Madridin me rezultat të njëjtë në Kupën Evropiane në sezonin 1988/89, transmeton Gazeta Express.

Dhe Conte beson se klubi ukrainas është shumë më i fortë seç tregon rezultati i së hënës në Dusseldorf.

“Mendoj se e arritëm finalen duke luajtur kundër një ekipi të cilin ne e bëmë të dukej më i dobët seç ishte, por Shakhtari ka shumë talente”, tha Conte pas ndeshjes.

“Shakhtari ka shumë cilësi në pasime në vrapime të shpejta por ne i detyruam ata të mbroheshin dhe nuk ndiheshin rehat kur e mbanin topin”, shtoi ai.

“Ne luajtëm guximshëm, plani ishte i duhuri dhe të gjitha meritat u takojnë lojtarët sepse çdo ndeshje në këtë garë e kemi luajtur në mënyrën e duhur. Ishte paraqitje fantastike që e bëmë Shakhtarin të duket mesatar”, nënvizoi Conte. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...