Conte: Interi e meritoi finalen më shumë sesa Napoli

PUBLIKUAR

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka këmbëngulur se skuadra e tij e meritoi të kalonte në finalen e Kupës së Italisë më shumë sesa Napoli pas dy ndeshjeve.

Napoli e eliminoi Interin në gjysmëfinale për ta arritur finalen e 17 qershorit kundër Juventusit, falë triumfit 2:1 pas dy ndeshjeve, transmeton Gazeta Express.

Gjithçka nisi shumë mirë për zikaltrit, me Christian Eriksenin që shënoi drejtpërdrejt nga korneri pas tre minuta lojë, por Dries Mertnes shënoi për 1:1 për Napolin pas një kundërsulmi klasik.

Ndeshja mbaroi pa fitues 1:1 në San Paolo, por Napoli kaloi në finale falë fitores 1:0 nga ndeshja e parë në San Siro.

“Besoj se ne e merituam finalen pas dy ndeshjeve. Nuk kam përse të zhgënjehem me djelmoshat e mi pas kësaj mbrëmje, sepse ky është futbolli agresiv që unë dua ta shoh, duke tentuar ta dominojmë lojën”, tha Conte pas ndeshjes.

“Ne krijuam shumë raste dhe mbase kemi mundur të ishim më vrastarë para portës, por David Ospina i bëri disa pritje të mahnitshme dhe ai ishte vendimtar në këtë takim”, shtoi Conte. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...