Conte flet për herë të parë pas shkarkimit nga Chelsea

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Një polic lëndohet gjatë intervenimit në një rrahje mes disa personave në Prishtinë

Të shtunën në Prishtinë, një polic i Kosovës ka pësuar lëndime pas intervenimit në...

Nderohet dëshmori Shaqir Hoxha

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me bashkëpunëtorë gjatë ditës së...

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, ka lëshuar një deklaratë pas shkarkimit të tij nga klubi i Chelseat, ku vendin e tij e zuri Maurizio Sarri, javën e kaluar

Gjatë dy viteve të tij si trajner i londinezëve, ai ka arritur ta fitojë Premierligën dhe Fa Cup, transmeton Gazeta Express.

“Do të doja që t’i falënderoj të gjithë shokët e mi në Chelsea për punën e tyre të palodhshme dhe përkrahjen gjatë këtyre dy viteve, ku arritëm ta fitojmë Premierligën dhe FA Cup”.

“Për lojtarët, ku talenti i tyre dhe përqendrimi ka qenë shumë i rëndësishëm për suksesin tonë, i falënderoj ata për gjithçka. Ka qenë një kënaqësi që kam punuar me ta çdo ditë. Për stafin tim, të cilët punuan shumë, më duhet t’i falënderoj dhe t’ju them ju lumtë për profesionalizmin  dhe dedikimin e tyre”.

“E kam shijuar kohën time në Angli dhe në Londër shumë dhe dua t’i falënderoj fansat e Chelseat të cilët kanë qenë të mrekullueshëm me mua dhe familjen time. Ka qenë fantastike për mua që t’i shpërndaj emocionet, pasionin dhe entuziazmin gjatë këtyre dy viteve të paharrueshme me këta fansa të Chelsea të cilët do të jenë gjithmonë në zemrën time”.

“Shpresoj që Chelsea do të vazhdojë të jetë i suksesshëm dhe iu uroj të gjithëve punë të mbarë për stinorin e ri. Kam krijuar shumë kujtime gjatë kohës time me Chelsean, të cilat do t’i marrë me vete në sfidën e ardhshme”. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...