Conte emërohet trajner i Interit pas pak ditësh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Kishte 487 kg duhan kontrabandë, një person ik në drejtim të Maqedonisë së Veriut kur sheh policinë

Policia kufitare në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dje në fshatin Krivenik...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Luciano Spalletti e dërgoi Interin në Ligën e Kampionëve për vitin e dytë radhazi të dielën në mbrëmje, por ai do ta humbasë punën pasi Antonio Conte do të emërohet në vend të tij në ditët në vazhdim.

Zikaltrit e mposhtën 2:1 Empolin mbrëmë në San Siro dhe e mbaruan sezonin në vendin e katërt, baras me pikë me Atalantën, por ngel prapa për shkak të dueleve të drejtpërdrejta, transmeton Gazeta Express.

Sipas Sky Sport Italia, Conte do të zyrtarizohet si trajner i Interit brenda pak ditësh.

Ai madje pritet t’i shoqërojë drejtuesit e Interit, të cilët do të jenë prezentë për ta parë finalen e Ligës së Kampionëve mes Liverpoolit dhe Tottenhamit në Madrid.

Edhe Spalletti duket se e ka pranuar se do ta humbasë postin e trajnerit, pasi tha në konferencë për media pas ndeshjes se klubi do të flasë dhe ai do ta dëgjojë.

“Klubi do të flasë dhe unë do të dëgjoj, siç do të bëni edhe ju. Do të isha i lumtur nëse do të mbetesha në Inter. Gazetat e kanë thënë këtë që tre muaj, por ta shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Spalletti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...