Conte edhe njëherë tregon pse e la Interin

PUBLIKUAR

Po ndërtonte një skuadër të frikshme, por papritur, në verën që lamë pas, kur Interi fitoi titullin pas 11 vjetësh, Antonio Conte u largua.

Tashmë trajner i Tottenham, është rikthyer të flasë sërish për atë që ndodhi te Interi.

Ai thotë se arsyeja e largimit është shumë e qartë, ndryshimi i programit të klubit, pasi nuk insistojë të forcojë skuadrën, po i shiti dy më të mirët, Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi, derisa mund të largohen dhe të tjerë.

“2 vitet e mija te Interi u shpërblyen me fitimin e titullit kampion, dhe vetëm me kohën do të kuptohet puna e jashtëzakonshme që është bërë gjatë kësaj periudhe. Sepse për të fituar duhet të thyenim hegjemoninë e Juventusit, diçka jo e lehtë për t’u realizuar.  Një punë e madhe gjithëpërfshirëse që kulmoi me gëzimin e fitimit të Serie A”, u shpreh Conte.

“Megjithatë në fund një zhgënjim i madh për ndryshimin e programit dhe prespektivave nga ana e klubit që sollën edhe ndarjen tonë”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...