Conte e do Lukakun te Interi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Shantazhohet një femër në Lipjan, arrestohet një person

Policia Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të zhvilluara, është arrestuar i dyshuari kosovar...

Dhunë në familje në Shtime: Dy burra dhe një grua rrihen mes vete, përfundojnë në spital

Dy burra dhe një grua janë rrahur mes vete në Shtime, teksa rasti është...

Antonio Conte i ka kërkuar Interit që të transferojë Romelu Lukakun nga Manchester United për të forcuar sulmin, raporton Corriere dello Sport, transmeton Gazeta Express.

Në Itali tashmë e quajnë punë të kryer emërimin e Contes në stolin e Interit për sezonin e ardhshëm, ndërsa Luciano Spallettit do t’i tregohet dera.

Ai dëshiron të bëjë shumë ndryshime në skuadër, në veçanti në krah dhe në sulm.

Diego Godin tashmë ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare, pasi është lojtar i lirë – ditë më parë lajmëroi për largimin nga Atletico Madridi.

Tani “Corriere dello Sport” shkruan se Conte i ka kërkuar Interit që t’ia sjellin në Itali sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku.

Lukaku, që të hënën mbush 26 vjet, nuk po kalon një edicion të mirë me “Djajtë e Kuq” dhe raportohet se nuk bën pjesë në planet e Solskjaer. Ai ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar katër asiste në 45 paraqitje këtë edicion me Manchester Unitedin.

Lukaku mund të jetë zëvendësuesi i Mauro Icardi, që pavarësisht deklaratave të Wanda Naras se do të qëndrojë, ajo që ndodhi në fillim të këtij viti, do ta largojë nga Interi. Jventusi po interesohet për argjentinasin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...