Conte: E ardhmja ime do të bëhet e ditur pas dy javësh

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, do t’i bëjë të ditura planet e së ardhshmes vetëm pas përfundimit të këtij sezoni.

Thashethemet rreth së ardhmes së Contes kanë qarkulluar tërë sezonin, pasi italiani është lidhur me një largim nga Chelsea për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me hierarkinë e klubit, transmeton Gazeta Express.

Chelsea është duke luftuar për pozitën e katërt në Premierligë, e cila është vendi i fundit që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e fundit, pasi gjatë fundjavës e ngushtoi dukshëm epërsinë e Tottenhamit në vendin e katërt dhe Liverpoolit në të tretin.

Conte nuk dëshiron të flasë për të ardhmen dhe thotë se i gjithë përqendrimi i tij është vetëm te puna.

“Mendoj se jam i sigurt se jam trajner i Chelseat dhe fokusin e kam vetëm këtu. Është shumë e vështirë të komentosh rreth spekulimeve sepse ato nuk janë ndalur që prej fillimit të sezonit, pas ndeshjes sonë të parë kundër Burnley”, ka thënë Conte.

“Mendoj se ju e kuptoni se këto spekulime nuk janë të rëndësishme sepse përqendrimi i vetëm i imi është të punoj në mënyrën më të mirë të mundshme me lojtarët e mi. E bëj këtë nga fillimi deri në fund. Kanë mbetur edhe dy javë dhe sezoni do të mbarojë. Do ta kuptoni nëse gjërat janë ndryshe apo nëse do të më shihni edhe sezonin tjetër këtu”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...