Trajneri i Chelseat, Antonio Conte dhe homologu i tij te Napoli, Maurizo Sarri, mund t’i ndërrojnë pozitat në verë, sipas Mirror.
Të dy trajnerët pritet të largohet nga klubet e tyre përkatëse në verë, sidomos Conte i cili i ka prishur marrëdhëniet me bordin e klubit të Chelseat, transmeton Gazeta Express.
Ndërkohë, Sarri është në kërkim të sfidave të reja larg Italisë.
Opsionet e Contes janë duke u pakësuar me pozitat e trajnerit të PSG-së dhe Italisë që pothuajse janë zënë nga kandidatë tjerë, prandaj ndërrimi i pozitave me Sarrin ka kuptim. /Express/


