Conte bëhet objektiv i PSG-së për trajner

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germaini është duke menduar qysh tash për pasardhësin e Mauricio Pochettinos.

Klubi francez po planifikon të ndahet me trajnerin argjentinas në fund të sezonit, ndoshta edhe më herët, mbi të gjitha pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, shkruan “Gazeta Express”.

Kohëve të fundit flitej se Zinedine Zidane mund ta marrë në dorë gjigantin francez gjatë verës që vjen.

Por, emri i fundit që po qarkullon në klubin parisien është Antonio Conte.

Portali italian “Calciomercato” njofton se trajneri aktual i Tottenhamit është i preferuari i drejtuesve të klubit francez.

Kontaktet e para tashmë kanë nisur dhe marrëveshja mund të finalizohet në fund të sezonit, kur Conte të largohet nga “Spurs” dhe kur Pochettino t’i ndajë rrugët me klubin nga “Parku i Princave”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...